Fjalë Kyçe

‘Për pak sa s’u sakatu’/Basha po hynte në Kuvend, gazetari rrëzohet

‘Për pak sa s’u sakatu’/Basha po hynte në Kuvend, gazetari rrëzohet

Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga fotografi Agim Rama, në momentin që Basha po hynte, një prej fotoreporterëve të tjerë, ndërsa ishte duke shkrepur poza, u rrëzua tek shkallës.

Një inicident ka ndodhur në momentin që kryedemokrati Lulzim Basha ishte duke hyrë në pallatin e Kongreseve ku edhe po mbahej Kuvendi Kombëtar i thirrur prej tij. Siç duket edhe nga fotoja e shkrepur nga fotografi Agim Rama, në momentin që Basha po hynte, një prej fotoreporterëve të tjerë, ndërsa ishte duke shkrepur poza, u rrëzua tek shkallës.

“Ardhja e bashes,per pak sa nuk u sakatu nje kolegu imi…,”-shkruan Rama krahas fotos së publikuar, duke lënë të kuptohet se kolegu është në gjendje të mirë.

Ndërkohë që Basha duket se nuk e ka vënë re incidentin e ndodhur para tij dhe është futur menjëherë në sallë, përcjell dosja.al