Fjalë Kyçe

Ushqimi i ushtrisë së Kosovës, Koloneli sqaron situatën

Ushqimi i ushtrisë së Kosovës, Koloneli sqaron situatën

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 milionë euro për ushtrinë e vendit. Kjo është shuma më e madhe që është ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes. Krahas planifikimeve për rrjedhjen e mjeteve, Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë fokus dhe furnizimin me armatim dhe municion.

Kolonel Sefer Isufi, shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes në një intervistë për Gazetën Insjaderi tha se investime do të ketë edhe në ngritjen e cilësie së ushqimit në mezen e ushtarëve.

Po ashtu, sipas tij në vitin 2022 do të ketë edhe rritje të pagave për pjesëtarët e FSK-së.

Koloneli thotë se ndër objektivat e ministrit Mehaj dhe komandantit Jashari është ngritja e kushteve qoftë për shërbim, trajnim akomodim e qoftë edhe për stërvitje.

“Asetet më të mëdha FSK i ka ushtarët. Këtu futet edhe ngritja e pagave që është planifiku për vitin e ardhshëm. Do të ketë rritje të pagave për ushtarët dhe nënoficerët me grada të ulëta”

Por sa do të ketë rritje të pagës?

“Do të jetë një shumë nuk e kemi të saktë sap o do të jetë një rritje që do të bëj të ndihen mirë pjesëtarët”, tha ai.