Gjobat e trafikut, madje as aksidentet e shumta, nuk po arrijnë që t’i vetëdijësojnë shoferët në Kosovë që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.
Një sinjalizues ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet një shofer në autostradën “Arbën Xhaferi”, i cili drejton kamionetën pa drita sinjalizuese.
Në këtë mënyrë, përveç vetes, ky vozitës rrezikon edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Sipas tij, video është realizuar para pak minutash.