Fjalë Kyçe

Demi i tërbuar i ikën pronarit në Prizren, vritet nga Shoqata e Gjahtarëve

Demi i tërbuar i ikën pronarit në Prizren, vritet nga Shoqata e Gjahtarëve

Një dem i tërbuar ka arritur që të ikë nga pronari, derisa po shkarkohej nga kamioni në Prizren, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia dhe Shoqata e Gjahtarëve “Sharri”.

Kjo shoqatë në koordinim me Policinë dhe me urdhër të prokurorit, e ka vrarë demin e tërbuar, gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Besim Shala”, në Prizren.

Lajmin për Sinjalin kanë konfirmuar nga kjo shoqatë, ekipi i së cilës e qëlloi për vdekje demin.

“Ne kemi marrë informacione nga pronari i demit, i cili e ka thirrë Policinë, e më pas na kanë ftuar. E kemi ekipin që në rast nevoje veprojmë kundër demave të tërbuar. Rasti ka ndodhë në rrugën ‘Besim Shala’, në drejtim të Nashecit. I ka bë disa dëme, por posa kemi arritë, me urdhër të prokurort, e kemi ekzekutu.”

“Gjatë shkarkimit nga kamioni i ka ikë pronarit. Por, kur kemi arritë në vendin e ngjarjes në koordinim me Policinë dhe prokurorin, e kemi vra”, thanë nga kjo shoqatë.