Fjalë Kyçe

Gjimnazi i Vitisë nuk mban orët e plota të mësimit për shkak të ftohtit

Gjimnazi i Vitisë nuk mban orët e plota të mësimit për shkak të ftohtit

Gjimnazistët e shkollës “Kuvendi i Lezhës” në Viti, gati tërë javën janë liruar më herët.

Sipas nxënësve, kjo ka ndodhur për shkak të ftohtit në disa pjesë të shkollës, teksa disa klasë të tjera u liruan meqë një numër i madh i mësimdhënësve kanë munguar si pasojë e gripit sezonal.

Sipas drejtorit të kësaj shkolle, Mujë Tafa, të gjitha orët e humbura për shkak të problemeve shëndetësore të stafit do të kompenzohen, teksa ka marrë ankesa nga nxënësit për defekt në nxemje. Por, më pas ka vërejtur se dikur ata e kishin bërë këtë qëllimisht për të gjetur arsye që të lirohen më herët.

Në Drejtorinë e Arsimit në komunën e Vitisë deklarojnë se kanë intervenuar në disa vende ku kanë vrejtur defekt, teksa për të mos hyrë të ftohtit, do të ndërrohen edhe dritaret.