Fjalë Kyçe

Bujqit e Lipjanit protesojnë nesër, të pakënaqur me përzgjedhjen e komunës për kompensimin

Bujqit e Lipjanit protesojnë nesër, të pakënaqur me përzgjedhjen e komunës për kompensimin

Rreth 50 bujq nga Komuna e Lipjanit, do të dalin nesër në protestë për pakënaqësitë në lidhje me emrat e përzgjedhur nga Komuna për kompensimin e dëmeve nga reshjet e këtij viti, të cilat janë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë.

Protesta është thirrur për të martën në ora 9:00, dhe parashihet bllokimi i rrugës me traktorë para objektit të Komunës së Lipjanit, përcjell Klankosova.

Bujqit lipjanas po ankohen se ndaj tyre është bërë padrejtësi dhe janë anashkaluar nga ekzekutivi lokal.