Fero sot është shumë i famshëm dhe përfitimet nga muzika nuk mungojnë.
Reperi Fero sot është ndër emrat më të suksesshëm dhe duke pasur parasysh pjesëmarrjen nëpër mbrëmjet e ndryshme muzikore nuk mungojnë as përfitimet, shkruan lajmi.net.
Njerëzit që e njohin thonë se Fero gjithmonë ishte një djalë punëtor dhe kjo dëshmohet nga disa fotografi që kanë filluar të qarkullojnë sërish në media.
Para se të bëhej i famshëm Fero ka punuar në një ëmbëltore dhe bazuar nga fotot që ua sjellim në vazhdim duket i lumtur në punën që bën njësoj siç është edhe sot si reper.