Fjalë Kyçe

Alarm i rrejshëm/ Lirohet për qarkullim Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Alarm i rrejshëm/ Lirohet për qarkullim Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Pas disa orësh i rrethuar me shirita të policisë, është liruar për qarkullim Atacioni i Autobusëve në Prishtinë. Këtë informacion e ka konfirmuar ekipi i T7 që ka qëndruar në vendin e ngjarjes që nga marrja e informatës se aty dyshohej për bombë.

Burime të Express brenda Stacionit të Autobusëve thanë se alarmi për bombë ka qenë informacion i rrjeshëm.

Ndërkohë, policia pas marrjes së këtij informacioni ka evakkuar të gjithë punëtorët dhe qytetarët që po qëndronin në stacion gjatë asaj kohe.

Policia e Kosovës njoftoi se ka pranuar një telefonatë anonime përmes të cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Nga policia kanë treguar se me të marrë telefonatën kanë ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë dhe kanë evakuuar qytetarët.

Ndërsa, shoferi i autobusit të linjës Ferizaj-Prishtinë, ka treguar se me tu kthyer në stacion, policia u ka kërkuar që t’i lënë autobusët dhe të dilnin jashtë.

Ai thotë se për këtë nuk u kanë dhënë asnjë arsye, por që ata e kanë kuptuar se është duke u dyshuar për mjete eksplozivë.

Për këtë, ai ka treguar se udhëtarët kanë qenë në panik.

“Jam shofer i linjës Ferizaj-Prishtinë. Kur u kthyem, policia na tha leni autobusët dhe dilni, pa na tregur arsyen. Mirëpo tash po e shohim se po dyshohet për mjete eksplozive. Udhëtaret i ka kap paniku, mu personalisht jo”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës nuk ka konfirmuar akoma nëse lidhur me këtë rast ka ndonjë të arrestuar.