Kolona të gjata janë krijuar për të hyrë në Kosovë nga Merdarja.
Një qytetar për Klan Kosovën ka thënë se kolona është mbi 10 kilometra dhe i njëjti ka dërguar një video ku shihet radha e gjatë e veturave që po presin për të hyrë në këtë pikë kufitare.
Derisa ky qytetar është ankuar se kolona ka arritur në 10 kilometra ndryshe është në faqen e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ku thuhet se kolonat në Merdarë janë deri në dy kilometra dhe pritjet janë deri në pesë orë.
Kolona të gjata janë krijuar në pothuajse krejt pikat kufitare për hyrje në Kosovë, veçanërisht në Jarinjë dhe Merdarë, për shkak të fluksit të madh të mërgimtarëve që ia kanë mësyrë vendlindjes për festat e fundvitit.