Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.
Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 2.142 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.327.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë: