Fjalë Kyçe

Aksident në Fushë Kosovë, përfshihen dy vetura dhe një kamion

Aksident në Fushë Kosovë, përfshihen dy vetura dhe një kamion

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “Dardania” në Fushë Kosovë.

Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion.

Ky aksident, sipas qytetarit, ka shkaktuar kolona, pasi në vendngjarje kanë dalë shoferët e automjeteve dhe qytetarët që kanë qenë afër.

Lidhur me rastin akoma nuk është deklaruar Policia e Kosovës.