Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është regjistruar një viktimë e COVID-19.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë treguar se viktimë është një grua e moshës 50-59 vjeçare nga komuna e Mitrovicës.
Ndërsa, MSH ka bërë të ditur se sot janë regjistruar edhe 12 raste të reja të infektuara me këtë virus, nga testimi i 2 mijë e 430 mostrave.
Me këtë virus janë infektuar 3 persona të moshës 20-29 vjeçare, 1 i moshës 30-39 vjeçare, 2 persona të moshës 40-49 vjeçare, 3 të moshës 50-59 vjeçare, 2 të moshës 60-60 vjeçare dhe 1 i moshës 70-79 vjeçare.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shëruar edhe 4 persona nga COVID-19.