Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në Klinë.
Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zëdhënësi i PK-së në Pejë, Fadil Gashi.
Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një kamion.
Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti policor dhe po merret me rastin.