Arsenal raportohet se e kanë identifikuar mbrojtësin e Barcelonës, Sergino Dest si shënjestër për vitin 2022.
Pavarësisht që ka zhvilluar 57 paraqitje për katalunasit në 18 muajt e fundit, raportohet se 21-vjeçari është ndër lojtarët që mund të largohet në verë, transmeton lajmi.net.
Me Barcelonën që është e hapur të dëgjojë oferta shkaku i problemeve financiare, amerikani ka disa admirues të mëdhenj.
Sipas NBC Sports, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është admirues i lojtarit dhe do bëjë ndonjë ofertë.
Ndërkohë, Chelsea dhe Bayern Munich gjithashtu janë duke vëzhguar situatën dhe ekziston mundësia që të provojnë qysh në janar.