Dy të vdekur ishte bilanci tragjik i aksidentit që ndodhi mbrëmë në fshatin Zajm të Klinës, në magjistralen Pejë-Prishtinë.
Një veturë dhe një kamion ishin të përfshirë në këtë aksident.
Njëri nga viktimat ishte një fëmijë rreth moshës tetëvjeçare.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se viktimat mes vete ishin axhë dhe nip.