Fjalë Kyçe

Arrijnë automjetet e Batalionit Rezervë Operacional të KFOR-it (VIDEO)

Arrijnë automjetet e Batalionit Rezervë Operacional të KFOR-it (VIDEO)

KFOR ka njoftuar se kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria, përcjell Klankosova.tv.

“Gatishmëria e #KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e lartë të gatishmërisë që e përmbushin.” thuhet në një postim në Twitter të KFOR-it.

Të hënën e javës së kaluar ishte bërë e ditur se Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar (BTR), do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë Veriore dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetor 2021.

https://twitter.com/NATO_KFOR/status/1475409965762461705?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1475409965762461705%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Farrijne-automjetet-e-batalionit-rezerve-operacional-te-kfor-it-video%2F