Fjalë Kyçe

Procesi i konstruktimit të gjirit për gratë me kancer vazhdon të bëhet falas në QKUK

Procesi i konstruktimit të gjirit për gratë me kancer vazhdon të bëhet falas në QKUK

Rikontruktimi i gjirit për gratë me këtë kancer po vazhdon edhe më tutje të bëhet falas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Kirurgu plastik, rikontruktiv dhe estetik, Korab Berisha tregoi se kjo nismë ka filluar qysh nga java e kaluar.

“Javën e kaluar, me iniciativën e doktoreshës, Violetë Zatriqi, ka filluar një nismë e mbarë që nuk ka qenë deri më tani, për gratë që kanë qenë të prekura nga kanceri i gjirit dhe që e kanë bërë largimin e këtij kanceri me anë të largimit të gjirit dhe ka filluar pjesa e rikontruktimit të gjirit”, tha ai.

Berisha tregoi se rikonstruksioni i gjirit mund të bëhet në disa mënyrë.

“Rikonstruksioni i gjirit mundet me ndodh me disa mënyra, po në këtë rast kemi fillu me pjesën e implanteve dhe ekspanderave, dmth për një rritje të cilësisë së jetës të të gjitha atyre grave që kanë vuajtur aq shumë, fillimisht si informacion që e kanë pranuar se kanë kancer, pastaj pjesën e largimit dhe pjesën postoperative dhe atë onkologjike”, u shpreh Berisha.

Kirurgu tha se rikonstruktimi, në shumë vende të botës bëhet në të njëjtin akt operimi me atë të largimit të gjirit.

“Në shumicën e vendeve evropiane e botërore për shkak të sigurimeve shëndetësore, rikontruktimi i gjirit bëhen në momentin që largohet ai. Do të thotë, në atë akti operativ, pasiqë kirurgu që e operon gjirin, e largon gjirin, kirurgu plastik në aktin e dytë, menjëherë pas largimit, në të njëjtin intervenim e bën futjen e implantit apo eksplanderit dhe bëhet rikontruksioni i gjirit. Kjo do të thotë që pacientja pasi të del nga intervenimi, mos të ndjejë pjesën e amputimit dhe pjesën e boshllëkut tek gjiri”, tha ai, përcjell klankosova.

Tutje, nismën e QKUK, Berisha e quajti një nismë shumë të mbarë.

“Kjo është një nismë shumë e mbarë, pasiqë edhe në anketën që e kemi bërë edhe me pacientet që i kemi intervistu e kontrollu, shumica nuk kanë pasur njohuri, nuk kanë pasur informacion lidhur me këtë intervenin, por kanë marrë vesh nga rrjetet sociale dhe pacientet që janë të prekura dhe nuk kanë pasur mundësi të trajtohen në klinika private apo jashtë Kosovës, e kanë derën hapur që këtë lloj intervenimi ta bëjnë edhe në QKUK, pa pagesë”, u shpreh Berisha.