Fjalë Kyçe

Grabitje në Mitrovicë, hajnat vjedhin një shumë parash në barnatore

Grabitje në Mitrovicë, hajnat vjedhin një shumë parash në barnatore

Një grabitje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në komunën e Mitrovicës, saktësisht në rrugën “ Nexhip Draga”.

Sipas të dhënave, grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga” në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore.

Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një shumë parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.Nuk raportohet për persona të lënduar.Lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar”, tha ai për indeksonline.