Sonte rreth orës 22:30 një grabitje e armatosur u kry në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Me këtë rast ka mbetur i plagosur shitësi i dyqanit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti.
“Nga informacionet e para nga vendi i ngjarjes, bëhet e ditur se i plagosur nga arma e zjarrit kishte mbetur viktima/mashkull kosovar, i cili me urgjencë është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy persona të dyshuar e të maskuar nën kërcënimin e armës kanë tentuar të grabitin viktimën i cili ndodhej në dyqanin e tije, si pasoj e të shtënave nga të dyshuarit në drejtim të viktimes, viktima ka mbetur i plagosur”, ka thënë Zahitipër “Jepi zë”.
Sipas Zahitit, të dyshuarit janë arrestuar dhe është sekuestruar arma me të cilën dyshohet se u krye krimi.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është sekuestruar një armë”, shton Zahiti.
Ndryshe, “Jepi zë” ka sjellur pamje nga vendi i ngjarjes.