Fjalë Kyçe

Pronari i marketit në Mitrovicë u plagos për vdekje nga grabitësit para gruas (VIDEO)

Pronari i marketit në Mitrovicë u plagos për vdekje nga grabitësit para gruas (VIDEO)

Një person ka mbetur i vdekur pasi ishte plagosur me armë zjarri nga grabitësit që hyjnë në lokalin e tij në Mitrovicë të martën rreth orës 22:24.

Klan Kosova mëson nga burimet se i ndjeri në momentin kur hyjnë grabitësit ishte së bashku me gruan e tij, me ç’rast u plagos për vdekje.

Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, por nuk ka arritur t’i bëj ballë plagëve.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Në prangat e organeve të rendit kanë rënë dy të dyshuar një 30 vjeçar me inicialet M.H dhe një 19 vjeçar me inicialet G.R.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur një predhë dhe dy gëzhoja.

Po ashtu është sekuestruar një pistoletë, dorëza, thika, dhe dëshmi të tjera që lidhen me rastin.

Detaje më shumë nga raportimi i gazetarës Gresa Nitaj.

https://youtu.be/wqUWhv-HZj8