Fjalë Kyçe

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19

Rritet numri i rasteve të reja me COVID-19

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

29 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.047 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.669.230 doza të vaksinës.

Deri më sot 781.351 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.058 testime, 33 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është158.028.

Në total numri i rasteve aktive është 371.