Fjalë Kyçe

Rritet dukshëm numri i infektimeve në Kosovë

Rritet dukshëm numri i infektimeve në Kosovë

Asnjë person nuk ka humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e infektimit me koronaviurs.

Sipas raportit të fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Tutje, MSH-ja njofton se janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

30 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.324 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Deri më sot 782.060 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.263 testime, 53 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.033.

Në total numri i rasteve aktive është 419