Mbrëmë pas orës 21:00 në rrugën “Abdullah Babalija” në Gjakovë, një person kishte shkuar te një i dyshuar për ta sqaruar një mosmarrëveshje të mëhershme.
Por, sipas policisë, i dyshuari menjeherë e kishte goditur viktimën me grushte fillimsht në hundë duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor (fraktur të hundës).
Sipas policisë, aty kishte esklauar situata duke u përfshirë në rrahje edhe persona të tjerë.
“Ku të gjithë personat e përfshirë kanë filluar të godasin njëri-tjetrin duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore në pjesë të ndryshme të trupit. Të gjithë personave të lënduar i është ofruar tretmani mjekësor”, njofton policia, transmeton express.
Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitet relevante policore si dhe Prokurori Kujdestar ku me urdhër të tij i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar.
Rasti është nën hetime.