Shtëpia e “Big Brother Vip” po shijon për herë të parë festat e fundvitit.
Banorët ndodhen larg njerëzve të dashur por kjo nuk i pengoi të organizonin një spektakël plot energji dhe pozitivitet.
Për minuta të tëra ato paraqitën përpara shikuesve performanca muzikore dhe artistike.
Në fund banorët nuk harruan edhe të përshëndesnin familjarët e tyre.
Njëri pas tjetrit ata të përlotur kanë uruar njerëzit e zemrës.
Izolimi për një kohë të gjatë duket se ka thelluar mallin dhe nostalgjinë që ata ndjejnë për botën jashtë.