Fjalë Kyçe

Në 24 orët e fundit në Pejë u shqiptuan 94 gjoba për mosrespektim të masave

Në 24 orët e fundit në Pejë u shqiptuan 94 gjoba për mosrespektim të masave

Në 24 orët e fundit në Pejë janë shqiptuar 94 gjoba për mosrespektim të masave.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjoba janë shqiptuar në vende të ndryshme, gjatë kontrolleve në rrugë, sheshe, lokale të gastronomisë, në qendra tregtare dhe operatorë të tjerë ekonomikë, nëpër auto-taksi, në transport urban dhe ndër-urban.

“Policia e Kosovës bënë apel, njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet nga Policia e rajonit të Pejës.