Vendimi për mbajtjen e tre serbëve të dyshuar se janë përfshirë nëvrasjen e Oliver Ivanoviçit do të merret të hënën, me 17 dhjetor.
Avokatët e tre të dyshuarve thanë dje për disa media se të pandehurit janë ndaluar në mënyrë të paligjshme.
Sipas paragrafit të parë të vendimit të Gjykatës së Apelit, ndalimi i tyre ishte revokuar. Nga ana tjetër, paragrafi i dytë, thuhet se të pandehurit do të mbetet në paraburgim deri sa të merret një vendim i ri, deklaruan avokatët.
Gjykata e Apelit në Prishtinë e riktheu vendim për mbajtjen e tre serbëve nga Mitrovica e Veriut për rishqyrtim në 6 dhjetor.
Gjykata Themelore duhet të kërkojë nga Prokuroria që të dërgojë së bashku me një kërkesë të gjitha të dhënat për rastin në veçanti ato që lidhen me dyshimin e bazuar./Gazeta Alo