Fjalë Kyçe

Memli më i mirë si reper apo si politikan? Përgjigja e bashkëpunëtorit- Arber Reçi

Memli më i mirë si reper apo si politikan? Përgjigja e bashkëpunëtorit- Arber Reçi

“Ritmi i Rrugës”, veçohet si njëri nga grupet me të suksesshme në historinë e Hip Hop-it shqiptar.

Anëtarët e grupit, Memli Kransniqi dhe Arber Reçi, falë punës dhe vullnetit kanë arritur që të rinjtë shqiptar të jenë adhurues të flaktë të muzikës së tyre.

Fryma që kanë sjellë në tregun muzikor, ishte një risi që çdokush e admironte, mirëpo që aktiviteti i tyre ka ndalur që një kohë. Tanimë të dy kanë marrë drejtime të ndryshme, ku Memli i është bashkangjitur politikës.

Në një prononcim për Indeksonline, miku e bashkëpunëtori, Arber Reçi, tha se të bashkëpunosh me Memlin është gjë shumë e mirë. Ai tha se janë rritur bashkë dhe kanë dashur të sjellin frymë të re në muzikën shqipe.

“Bashkëpunimi me Memlin ka qenë shumë i mirë. Ne kemi qenë shumë shok të mirë, jemi rrit bashkë e normalisht pastaj ideja e të rinjve për të bërë muzikë ka qenë e të dyve bashkë. E kemi dashtë rep muzikën dhe kemi filluar të zhvillojmë pak muzikë, edhe mandej kemi filluar të bashkëpunojmë me Enis Preshevën dhe e kemi zhvilluar bashkë ‘Ritmin e Rrugës’, por mandej bashkëpunimi ka qenë shumë i mirë, normalisht”.

Gjithashtu, ai tha se me moshë e me kohë, në të dy fushat Memli është i suksesshëm.

“Secila në moshën e vet e në kohën e vet. Unë kisha pas qef që Memli në detyrën dhe pozitën që e ka është e rëndësishme me e performu ashtu siç din më së miri. Me e kry punën dhe funksionin e vet me profesionalizëm dhe me dinjitet”, përfundoi ai.