Fjalë Kyçe

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një këmbësor goditet nga vetura në Prishtinë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një këmbësor është goditur nga një veturë në Matiqan të Prishtinës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshirë këmbësori dhe dy automjete në lëvizje.

“Rreth orës 13:20, në rrugën ‘Dëshmorët e Marevcit’, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete në lëvizje dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo, për sinjalin.

Ahmeti shtoi se me rastin po merret Njësiti i Trafikut.