Katër futbollistë të Chelseat e kanë ngritur zërin kundër bashkëlojtarit të tyre, Romelu Lukaku, pas një interviste tejet kundërthënëse të sulmuesit belg që shkaktoi trazirë në Stamford Bridge.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, do të bisedojë sot me Lukakun për të ardhmen e tij në Stamford Bridge.
Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten.
Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon.
Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij, përcjell express.
Gazeta britanike The Athletic raporton se Jorginho, Cesar Azpilicueta, N’Golo Kante dhe Antonio Rudiger janë në mesin e një grupi të vogël lojtarësh që janë takuar me Tuchel për të shprehur pakënaqësinë e tyre deklaratat e Lukakut.
Ata janë pajtuar me trajnerin gjerman për t’i dënuar deklaratat e belgut dhe për të mos e thirrur atë në skuadër për ndeshjen e fundjavës.
Një burim i ka thënë gazetës britanike: “Kam folur me një lojtar të Chelseat dhe e kam pyetur nëse ndonjë bashkëlojtar e mbështet atë. Ai më ka thënë jo, askush nuk mund ta besojë çfarë ka bërë ai”.