Është rritur ndjeshëm numri i rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë ditës së djeshme janë konfirmuar 108 raste të reja, derisa nuk është raportuar për asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 11 të shëruar në 24 orët e fundit.
Dje janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 637.
Njoftimi i plotë:
04 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.161 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.677.000 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 784.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 6.169 testime, 108 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.078.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 637.