Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu, po pretendon se një burrë ia ka “kidnapuar” djalin e tij 10 vjeçar për më shumë se një orë dhe të njëjtin e ka keqtrajtuar.
Policia e ka konfirmuar rastin për Sinjalin dhe ka dhënë detaje.
Ngjarjen e kishte denoncuar në Polici ish-kandidati Deliu, i cili ka raportuar se i dyshuari ia kishte rrahur djalin, të cilin për shkak të lëndimeve trupore e kishte dërguar në QKMF.
Rasti dyshohet se ka ndodhur më 16:35 në rrugën “Ali Sokoli” në Rahovec.
Sipas Policisë pas intervistimit të personit të dyshuar dhe viktimës, në konsultim me prokurorin e Shtetit rasti hapet si “lëndim i lehtë trupor” dhe shkon në procedurë të rregullt.