Asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, ku u propozua emri për kryesuesin.
Nga AAK-ja nuk e kanë treguar arsyen e largimit e as nëse do të kthehen përsëri në sallë.
Kuvendi ka shkuar në pauzë 15-minutëshe, derisa të bëhen gati fletëvotimet.
Ndryshe, Fatmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës është propozuar për kryesues të Kuvendit Komunal të Prishtinës.