Një grabitje me thikë ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në institucionin mikrofinanciar “Money Gram”, në Prishtinë.
Grabitja, sipas Policisë, u krye nga një person i vetëm.
Sinjali ka siguruar videon ekskluzive nga momenti i grabitjes, ku shihet një person i veshur me jakne të zeze dhe një kapele ngjyrë hiri.
I dyshuari shihet derisa nxjerrë thikën nga xhepi dhe hyn në zyrë.