Fjalë Kyçe

Një këmbësor pëson lëndime pasi goditet nga vetura në rrugën për Fushë Kosovë

Një këmbësor pëson lëndime pasi goditet nga vetura në rrugën për Fushë Kosovë

Një këmbësor ka marrë lëndime trupore, pasi sonte është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin, Flora Ahmeti-zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe një këmbësor”.

“Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.