Fjalë Kyçe

A do ta lejojë Specialja Kadri Veselin të vijë në Kosovë?

A do ta lejojë Specialja Kadri Veselin të vijë në Kosovë?

Ajshe Veseli, nëna e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veselit, është ndarë nga jeta dje në moshën 93-vjeçare.

Veseli nuk ishte i pranishëm në varrimin e saj, teksa në lidhje se a do të lejohet në pamjet, Klankosova.tv ka kontaktuar me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar të Kosovës.

Dhomat e Specializuara janë përgjigjur në atë se u mundësohet të paraburgosurve që të bëjnë kërkesa kur ka arsye bindëse humanitare.

“Sa i përket pyetjes suaj, ajo që mund t’ju them në këtë pikë është se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për çdo kërkesë të tillë”.

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të KSK-së, kështu që nëse dhe kur ndonjë informacion i mëtejshëm për këtë çështje është i disponueshëm dhe publik, ai do të publikohet në faqen e internetit të KSK-së. Ne do të përpiqemi t’ju mbajmë gjithashtu të informuar”, thuhet në shkrimin e tyre.