Këngëtari I njohur Italian, Damiano David ditën e sotme feston 23-vjetorn e lindjes.
Ai ka rrëfyer pë rtë gjithë publikun historinë e jetës së tij nga ku ka patur momënte hidhërimi dhe gëimi.
David rrëfen: “Ditët e mia në vitet e gjimnazit kanë qenë të mbushura me mësim, ushqim dhe muzikë. Çdo ditë ishte një rutinë që nuk ndryshohej as nga i ftohti, temperaturat e larta apo ato me minus.
“Nisja shkollën në orën tetë dhe vazhdoja deri në orën 14:00, pikërisht pas atij momenti konsumoja drekën. Pa bërë asnjë mungesë në asnjë ditë të vitit vazhdonim më pas me provat e bandës nga ora 15:00-22:00.
Fillimisht u bë pak shqetësuese pjesa e orarit,por më pas kur prindërit e mi panë që kishim koncerte çdo tre netë në javë, ata ishin të lumtur që kishin një fëmijë me një pasion që e mbante të zënë gjithë ditën.
Edhe pse nuk ishim të famshëm , drejtuam një rrjet social, bënim xhirimet, luanim në rrugë, shkruanim dhe kompozonim, dhe me atë që fituam mundëm të prodhonim disqet.
E kuptova që duhej të shkoja drejt lirisë. Mësova të jem ashtu siç doja pa u fshehur nga ata që nuk donin të pranonin diversitetin apo të paragjykonin, përcjell syri.net
Pikërisht sepse jam i sigurt për seksualitetin tim, më pëlqen të luaj me të.
David shton: “Nëse vendos grim dhe buzëkuq ndihem akoma më shumë mashkull, atëherë kur shfaqja mbaron, kthehem te jem Damiani i qetë i çdo dite”.
Dëshira për të luajtur dhe për të ndarë muzikën tonë tani e si atëherë ka mbetur gjithmonë e njëjtë”.