Fjalë Kyçe

Rama për Bashën dhe Berishën: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash, demokratë, ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar

Rama për Bashën dhe Berishën: Dy kufoma politike që luajnë kështjellash, demokratë, ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për atë që ndodhi sot në Partinë Demokratike.

Pak minuta pasi Basha dhe Berisha e kishin akuzuar si bashkëfajtor të krizës, Rama u bëri ftesë në Twitter edhe demokratëve të bashkohen me të.

“Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “S’kam asgjë për të humbur. Asgjë s’më dhemb dot më. Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet! Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt: Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!”. shkroi Rama. /A2news/