Fjalë Kyçe

Ngacmohen seksualisht dy vajza në një autobus në Fushë Kosovë

Ngacmohen seksualisht dy vajza në një autobus në Fushë Kosovë

Dy vajza kanë raportuar në polici se janë ngacmuar seksualisht nga një mashkull, përderisa ishin duke udhëtuar me autobus.

Dy viktimat, femra kosovare kanë qenë duke udhëtuar me autobus për në Komunën e Fushë Kosovës, kur sipas tyre janë ngacmuar seksualisht nga një person.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:00, ndërsa rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Njoftimi i plotë në raportin 24-orësh të policisë:

NGACMIM SEKSUAL /Fushë Kosovë 08.01.2022-14:00. Dy viktimat femra kosovare, kanë njoftuar se deri sa ishin duke udhëtuar me autobus një mashkull i ka ngacmuar seksualisht dy viktimat. Rasti duke u hetuar.