Beniada është personazhi më karizmatik brenda shtëpisë së BBV-së.
Ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumicës së publikut me theksin e saj të të folurit.
Madje ajo mori vëmendje edhe nga fytyra publike pasi i ngatërronte emrat e tyre.
Banorja gjithmonë arrinë t’i shkrijë së qeshuri të gjithë me deklaratat e saj që nganjëherë edhe nuk i kupton.
E në formë shakaje ajo sot ka bërë një thirrje për rininë shqiptare.
Ajo ka kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen nga 18 vjeç por ta shijojnë jetën e tyre.
Madje ajo ka thënë se femrat shqiptare do ta shijojnë jetën dhe do të i ndërrojnë burrat çdo muaj.
Banorët u shkrinë së qeshuri me të ndërsa ajo bërtiste duke folur./Lajmi.net