Fjalë Kyçe

Labi konfrontohet me Policinë në lokalin ku po këndonte: Leje atë bateri se qorr nuk jam

Labi konfrontohet me Policinë në lokalin ku po këndonte: Leje atë bateri se qorr nuk jam

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri është konfrontuar me zyrtarë të Policisë së Kosovës në një lokal ku ai ishte duke kënduar.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në lokal për të ndërprerë punën pasi nuk po respektoheshin masat anti-Covid.

“Mos ma lësho baterinë se s’jam qorr – kam respekt për juve, e dini fort mirë. Çdo polic i Kosovës dhe i Shqipërisë sa herë ka pasur nevojë për Labinot Tahirin kam dalur në borë e në shi. Më mirë është me u kënaq edhe 10 minuta. Ne e respektojmë ligjin edhe juve, zoti ju bekoftë juve se ju e keni punën më të vështirë. Edhe 10 minuta e përfundojmë, veç me ma ndalë mikronin se meritoj. 10 minuta, unë i pari dalë”, u shpreh Labinot Tahiri ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.