Banka Qendrore e Kosovës ka dalë me një sqarim rreth forcave të shtuara të Policisë që janë parë në orët e mëngjesit përreth këtij objekti.
BQK ka sqaruar se një alarm është ndezur në orët e hershme të mëngjesit në objekt.
Sipas BQK-së, arsye për këtë ka qenë një problem i vogël teknik.
Pas ndezjes së alarmit, janë shtuar edhe forcat e sigurisë.
“Ju njoftojmë se alarmi i ndezur në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur shkaku i një problem të vogël teknik. Ndërkohë, policia sipas vlerësimeve të tyre ka kërkuar prani më të madhe të forcave të sigurisë, të cilat pas identifikimit të këtij problemi teknik janë larguar pasi që është vlerësuar se nuk ka asnjë rrezik për sigurinë e institucionit. Me këtë rast, duam të ju informojmë se problemi teknik nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ndikim në mbarëvajtjen e punëve të BQK-së”, thuhet në sqarimin e BQK’së.