Ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Kadri Kastrati ka thënë se Kosovës i nevojitet një ushtri me 5,000 ushtarë dhe 3,000të tjerë rezervistë.
Kastrati në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se serbët asnjëherë nuk kanë shprehur gatishmëri për të votuar ndryshimet kushtetuese që do të mundësonin transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës.
Gjenerali ka thënë se FSK-ja, pas transformimit do të pajiset me armatim të standardit të NATO-s, përcjell Telegrafi.
“FSK-ja për momentin është e pajisur me armatim të lehtë. Ka armë brezi dhe armë të gjata… Në të ardhmen FSK-ja që do të jetë me mision ushtarak do të pajiset me armatim dhe pajisje tjera që do të jenë me standard të NATO-s. Kjo do të ndodhë sepse ne do të jemi në një situatë ku do të ndër veprojmë me shtete të ndryshme. Kjo i obligon shtetet e NATO-s që të kenë pak a shumë standardin e njëjtë të armatimit [me Kosovën]”, tha Kastrati.