Sot është arrestuar në flagrancë një zyrtar i një ministrie në Kosovë, pasi ka kërkuar dhe pranuar ryshfet prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve të ndara nga ministria përkatëse.
Zyrtari i arrestuar është nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Burime për IndeksOnline konfirmojnë se zyrtari, Leotrim Gashi ka pranuar rryshfet në shumën prej mbi pesë mijë eurosh.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i njëjti ndalohet për 48 orë.