Fjalë Kyçe

11 persona të lënduar pasi autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

11 persona të lënduar pasi autobusi me mërgimtarë nga Kosova rrotullohet në Serbi

Një autobus nga Kosova është aksidentuar në afërsi të Krushevacit në Serbi.

Sipas mediave serbe, informacionet e para janë se 11 persona janë të lënduar si pasojë e rrotullimit të autobusit.

Në pamje shihet autobusi i një kompanie turistike kosovare që ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Mediat serbe raportojnë se ky është autobus që qarkullon në linjën Prishtinë – Graz. Të lënduarit po transportohen në spitalin e Krushevcit përcjell express.

Mësohet se shkaktari i aksidentit ka qenë kushtet e vështira të rrugës.

Pamje të reja: