Fjalë Kyçe

Punëtorët denoncojnë punëdhënësit e tyre në ATK, 88 raste për 12 ditë

Punëtorët denoncojnë punëdhënësit e tyre në ATK, 88 raste për 12 ditë

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se 88 raste janë denoncuar nga punëtorët për punëdhënësit e tyre, përmes aplikacionit elektronik për verifikimin e punëtorëve, nëse janë të deklaruar/regjistruar nga punëdhënësit e tyre.

ATK tha se denoncimet u bënë për vetëm 12 ditë, njofton Klan Kosova.

“Bazuar në projektin për formalizimin e punësimit ndër arsyet kryesore që kanë kontribuar që punësimi joformal të trajtohet si i tillë janë nën-deklarimi i pagave, pagesa e pagave në dorë, të punësuarit pa kontrata pune, etj. Të gjitha pikat e përmendura janë evidentuar edhe në raportet dhe anketat e bëra nga Banka Botërore, raportet e financuara nga Bashkimi Evropian, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Akademia e Shkencave të Kosovës, Njësia e Inteligjencës Financiare, si dhe nga Institucionet tjera, dhe të gjeturat nga ATK në terren”.

ATK ka ftuar të gjithë punëtorët që t’i bashkohen kampanjës së ATK-së, duke shfrytëzuar këtë aplikacion, pasi që vetëm në këtë mënyrë do të arrijmë që t’i ulim statistikat e punëtorëve të paformalizuar, duke mundësuar realizimin e të drejtës tuaj për një të ardhme me një pensionim të sigurt.