Fjalë Kyçe

​Policia konfiskon 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave në Shtime

​Policia konfiskon 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave në Shtime

Policia e Kosovës po vazhdon aksionet për konfiskimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave, ku pasditen e së mërkurës 58 të tilla janë konfiskuar në Ferizaj.

“Bazuar në një informacion inteligjent Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, pasditën e sotme në kuadër të një operacioni, tek një person i dyshuar A.G ( M/K) i moshës madhore, në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Shtimes, janë gjetur dhe më pas janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, 58 kartela grafike për prodhimin e kriptovalutave, pa dokumentacion.”, thuet në njoftimin e policisë.

PK thotë se në këtë rast janë ftuar edhe një njësi e KEDS-it.

Për të gjitha këto veprime të Policisë Rajonale të Ferizajt është njoftuar Prokuroria Themelore e Ferizajt, për veprime tjera hetimore.