400 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet e Malit të Zi pasditen e sotme në një magazinë.
Mësohet se droga ishte fshehur në arkat e bananeve ‘Derby’ të cilat vinin nga Ekuadori përcjell dosja.al
Sipas raportimeve nga mediat vendase, ishin disa punëtorë që njoftuan policinë pasi konstatuan drogën mes arkave me banane.
Policia aktualisht ndodhet tek magazina ndërsa punonjësit do të japin deklaratat e tyre.