Fjalë Kyçe

Gjuajtje me armë zjarri, dyshohet për një të vdekur në Pakashticë të Podujevës

Gjuajtje me armë zjarri, dyshohet për një të vdekur në Pakashticë të Podujevës

Një person dyshohet ka humbur jetën nga plaga me armë zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Pakashticë të Podujevës.

Telegrafi mëson se viktima dhe i dyshuari kanë qenë në gjueti së bashku, ndërkaq nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Personi i vrarë dyshohet se është rreth moshës 38 vjeçare.

Policinë e Kosovës akoma nuk ka dhënë përgjigje lidhur me rastin.