Fjalë Kyçe

“Jam nga Shqipëria, Allah”/Dënohet me burg i riu në Angli, u kap në shtëpinë e barit

“Jam nga Shqipëria, Allah”/Dënohet me burg i riu në Angli, u kap në shtëpinë e barit

Një shqiptar, i identifikuar si Fabio Balliu u kap brenda një ferme kanabisi në Angli, e cila kishte brenda bimë që nëse arrinin në treg kapnin shumën e 100 mijë paundsh. 23-vjeçari shqiptar u dënua të premten e shkuar nga Gjykata e Lincolnit me 2 vite e tre muaj burg.

Efektivët e Policisë së Shtetit fillimisht u lajmëruan nga një fqinj, i cili besonte se po ndodh një vjedhje, por sapo mbërritën në derë, menjëherë ndjenë erën e kanabisit që vinte nga brenda dhe zhurmat e ventilatorëve elektrikë transmeton dosja.al. Sapo dëgjoi trokitjen në derë, Balliu hapi derën e hyrjes dhe u largua me vrap nga shtëpia por u ndalua dhe u arrestua.

“Ok, unë jam nga Shqipëria. Allah sa keq,”-tha shqiptari në momentin kur u kap nga Policia.

Policia gjeti në fermën e kanabisit ku u gjetën tre zona kultivimi, me 87 bimë kanabis në fazën e lulëzimit dhe 84 bimë kanabis në gjendje vegjetative, ndërsa për vete shqiptari kishte vetëm një shtrat dhe frigorifer të zbrazët, çfarë lë të kuptohej se i riu nuk jetonte në shtëpi.