Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në rajonin e Prishtinës sekuestrohen 5 armë zjarri dhe 5 thika.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika).”, thuhet në njoftmin e PK-së.
Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.